Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një 34-vjeçar, elektricist i zonës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai ishte thirrur nga disa familje jashtë orarit të punës për të rikthyer furnizimin me energji elektrike, pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së. 34-vjeçari u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës. Nga...