Grabitet një karburant në Klos, persona të maskuar kërcënojnë punonjësin, marrin paratë nga kasaforta
foto ilustruese KLOS-Një tjetër grabitje është regjistruar në vend, ku pre e vjedhjes ka rënë një pikë karburanti në Klos. Sipas të dhënave paraprake, në grabitje kanë marrë pjesë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre ka kërcënuar punonjësin e karburantit, ndërsa tjetri ka marrë paratë që ndodheshin në kasafortë. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lidhur me rastin pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet./ZËRI
Burimi:
zeri.ai