Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori futet i armatosur dhe i maskuar
Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Mësohet se “Raiffeisen Bank” është grabitur pak minuta më parë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri. Autori dyshohet se ka arritur të marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Ende nuk ka informacion të saktë mbi shumën e grabitur apo identitetin e autorit. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në grabitje. Njoftimi i policise Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit,...
Burimi:
gijotina.com