Gonxhja: Zgjerimi i rrjetit kombëtar të muzeve dhe turizmi gjithëvjetor, prioritete në 2027-ën
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se zgjerimi i rrjetit kombëtar të muzeve mbetet prioritet për vitin 2027, ndërsa synohet po ashtu edhe konsolidimi i Shqipërisë si një destinacion konkurrues turistik gjatë gjithë vitit. Gjatë diskutimit në Kuvend të projektbuxhetit 2027, Gonxhja u shpreh se ai mbështet zhvillimin socio-ekonomik, fuqizimin e identitetit tonë kombëtar dhe zgjerimin e mundësive për qytetarët, me një vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, mirëqenies së komuniteteve vendore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit. “Turizmi, kultura, trashëgimia, sporti dhe rinia janë fusha që krijojnë vlerë të kthyeshme, punësim cilësor, sipërmarrje, jetesë aktive, ulje të kostove sociale, rezistencë ndaj emigracionit, edukim, ndaj investimi në këta sektorë është një investim në zhvillimin afatgjatë të vendit. Projektbuxheti i Ministrisë për vitin...
Burimi:
kultplus.com