Gonxhja: Nis nesër Java Kulturore Britaniko-Ukrainase

Gonxhja: Nis nesër Java Kulturore Britaniko-Ukrainase

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se, prej datës 7 e deri më 12 tetor do të zhvillohet Java Kulturore Britaniko-Ukrainase 2026. Kjo është hera e parë që dy Javë Kulturore zhvillohen së bashku, duke bashkuar në një program të përbashkët kulturën britanike dhe ukrainase dhe duke përcjellë një mesazh të fortë bashkëpunimi e solidariteti përmes artit. Java Kulturore Britaniko-Ukrainase sjell në Tiranë art, muzikë dhe krijimtari, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi. Javët Kulturore Ndërkombëtare janë kthyer në një hapësirë të rëndësishme shkëmbimi kulturor në Tiranë, duke sjellë për publikun shqiptar tradita, artistë, ide dhe histori nga vende të ndryshme të botës. Përmes tyre, kultura bëhet një gjuhë e përbashkët që afron shoqëritë dhe nxit njohjen e ndërsjellë. “Ju...