Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. Në një takim të ngrohtë me kryetaren e komunës, Ardita Sinani, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, Gonxhja theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhës shqipe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. “Një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, shkruan ministri në rrjetet sociale. Ai shtoi se ishte një nder i...