Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka mirëpritur në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gonxhja thotë se shkëmbyen mendime për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në disa sektorë me interes të ndërsjelltë. “Diskutuam mbi iniciativa konkrete, ku një theks i veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së inovacionit mes dy vendeve, me synimin për të krijuar një klimë sa më të favorshme për investimet izraelite në Shqipëri. U theksua rëndësia e zhvillimit të një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik që mbështet sipërmarrjen, teknologjinë dhe digjitalizimin. Vëmendja u...