Gonxhja me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, progres në kulturë dhe pronësinë intelektuale
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, ku në fokus ishte ecuria e procesit të integrimit evropian, projektet e përbashkëta dhe prioritetet në fushat e kulturës, rinisë dhe trashëgimisë kulturore. Gonxhja bëri të ditur se Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Evropian evidenton arritje të rëndësishme në këto fusha, duke vlerësuar pozitivisht reformat dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane. Sa i përket kulturës, Kapitulli 26 ka marrë vlerësimin për progres të mirë dhe është mbyllur përkohësisht, një zhvillim që, sipas ministrit, pasqyron angazhimin për zhvillimin e kulturës, bashkëpunimin evropian dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë. Ndërsa në Kapitullin 7, që lidhet me pronësinë intelektuale,...
Burimi:
kultplus.com