Gonxhja: Gati 1.1 milionë vizitorë në sitet kulturore, kryeson Kalaja e Gjirokastrës
Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i preferuar jo vetëm për turizmin bregdetar dhe malor por edhe për atraksionet kulturore dhe historike që ofron. Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të vizitorëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-gusht 2026 sitet kulturore u vizituan nga 1,062,067 vizitorë vendas dhe të huaj. Ministri theksoi se kjo shifër shënon një rritje me 65% krahasuar me vitin 2023. “Kemi 21.3% më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me vitin 2024 dhe 5% më shumë krahasuar me 2025”, informoi Gonxhja. Gonxhja bëri të ditur se Parqet Arkeologjike u vizituan nga 448,711 vizitorë, ndërkohë që312,220 vizitorë u...
Burimi:
kultplus.com