Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës
Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të erërave të forta. Efektivët me mjete lundruese arritën në kohë dhe nxorën të gjithë në breg, ku gjendeshin në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Detare i fton qytetarët dhe turistët që të kontaktojnë menjëherë në rast nevoje për ndihmë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional. Njoftimi i policisë: Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar...