GOLEM/ DEL VIDEOJA, POR KU ËSHTË PJESA QË MUNGON? XHAXHAI ARRESTOHET ME KALLASH NË MAKINË

GOLEM/ DEL VIDEOJA, POR KU ËSHTË PJESA QË MUNGON? XHAXHAI ARRESTOHET ME KALLASH NË MAKINË

Një video e re po ndryshon debatin mbi përleshjen e rëndë në një hotel në Malin e Robit, por jo domosdoshmërisht të vërtetën e plotë të ngjarjes. Në pamjet e publikuara së fundmi, 18-vjeçari Genti Nela shihet duke goditur me grusht Arbër Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Menjëherë më pas, në konflikt përfshihen edhe persona të tjerë dhe 18-vjeçari goditet nga disa prej tyre. Ky është fakti që tregon videoja. Por është vetëm një fragment. Pamjet nuk tregojnë se çfarë ka ndodhur përpara goditjes së parë që shfaqet në ekran: çfarë është thënë, si ka nisur debati dhe çfarë ka ndodhur në minutat që i paraprinë përplasjes. Dhe pikërisht këtu dosja bëhet më interesante. Arbër Habilaj, personi që i ka përcjellë pamjet medias dhe...