Gogu: Instituti për të miturit, gati deri në mars 2027
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori sot një angazhim para Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale në Abu Dhabi. Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë plotësisht funksional brenda tremujorit të parë të vitit 2027. Gogu e nisi fjalimin me një histori njerëzore nga Kruja ku një i ri i cili kishte shkelur ligjin në moshën 17 vjecare dhe gjatë dënimit, i mbështetur nga programi i riintegrimit, kishte arritur të merrte shkollimin dhe formimin profesional dhe sot punon dhe siguron jetesën vet. “Parandalimi i krimit nuk përfundon kur një krim është kryer. Ndonjëherë, pikërisht aty fillon parandalimi”, tha Gogu. Ministri theksoi se rrjetet kriminale nuk njohin kufij. Sipas tij, përgjigjja duhet të ketë tre shtylla:...
Burimi:
javanews.al