Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Goditjet ndaj vendit tonë nuk do të mbeten pa përgjigje”, Irani konfirmon sulmin me raketa ndaj bazës amerikane në Katar
Irani ka konfirmuar sulmet në bazën ushtarake amerikane në Katar. Në një deklaratë publike Irani thotë se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane al Udeid në Katar, pas “agresionit të hapur ushtarak të “regjimit kriminal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në një deklaratë të publikuar nga Garda Revolucionare Iraniane, Teherani tha se “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”. Më herët Shteti i Katarit dënoi ashpër sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid. “Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës...