“Glee” rikthehet me një version të ri, Ryan Murphy ka shkruar skenarin e reboot-it

“Glee” rikthehet me një version të ri, Ryan Murphy ka shkruar skenarin e reboot-it

Seriali muzikor “Glee”, që për gjashtë sezone ndërthurte muzikën, humorin dhe sfidat e adoleshencës, pritet të rikthehet me një version të ri, më shumë se një dekadë pas përfundimit të tij. Rikthimi i serialit fitues të çmimeve Emmy u bë i ditur nga Disney dhe Hulu përmes llogarive zyrtare të produksionit në rrjetet sociale. Ndërkohë, krijuesi Ryan Murphy ka konfirmuar se ka shkruar një skenar për reboot-in, në bashkëpunim me Brad Falchuk dhe Ian Brennan. I transmetuar për herë të parë në vitin 2009, “Glee” rrëfente historinë e grupit koral “New Directions” në shkollën e mesme imagjinare McKinley High, në Ohio. Përmes muzikës dhe kërcimit, personazhet përballeshin me paragjykimet, bullizmin, identitetin, shëndetin mendor dhe vështirësitë e pranimit të vetvetes. Seriali solli në vëmendje një kast...