Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjyqi në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ish-prokurori dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar
Ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dëshmuar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj tij në vitin 2019. Në të njëjtën seancë është thirrur të dëshmojë edhe Halit Valteri, ish-deputet, i cili pak vite më parë publikoi një video që pretendonte se kishte lidhje me këtë ngjarje kriminale. Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Gjatë sulmit me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej prokurori Ndoja, humbi jetën Andi Maloku, shoferi i tij dhe ish-punonjës policie në komisariatin e...