Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës
Nga: Kastriot Dervishi Hasan Prishtina u vra nga Ibrahim Çelos (Selo) më 13 gusht 1933 në Selanik. Pasi u arrestua dhe hetua, vrasësi u gjykua më 24-25 shkurt 1934. I pandehuri pohoi se vrasjen e bëri për të parandaluar shkatërrimin e Shqipërisë që Hasan Prishtina po përgatiste, duke qenë në kontakt me komitetin serbo-bullgar, duke urdhëruar kundrejt shumave të mëdha vrasjen e Ahmet Zogut dhe personaliteteve të tjera të Shqipërisë. Çelo deklaroi se ishte porositur nga Hasani, sepse ishte ordinancë dhe truproje e tij, të përfshihej në vrasjen e planifikuar kundër Ahmet Zogut. Çelo tha se ishin duke ecur në Selanik kur mori një propozim të tillë, të cilin e kundërshtoi dhe e vrau Hasanin. Veç këtij varianti, tha Çelo, gjykata greke nga ana e...