Gjyqi i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, pritet ‘mocion i përbashkët’ i mbrojtjes

Gjyqi i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, pritet ‘mocion i përbashkët’ i mbrojtjes

Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme. Ekipet e mbrojtjes janë urdhëruar të paraqesin një mocion të përbashkët për rrëzimin e pikave të aktakuzës deri më 12 qershor 2025. Ky mocion lidhet me kundërshtimet e mundshme për vazhdimin e procesit ose me kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes. Ndërkohë, Prokuroria e Specializuar (ZPS) duhet të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 7 korrik 2025, një afat ky i shkurtuar nga vetë trupi gjykues. Fillimisht, afati për ZPS-në...
Burimi: Javanews.al