Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Procesi i vetingut në drejtësi ka ndikuar edhe në gjykimin e çështjeve civile në Gjykatën e Shkodrës. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, efektet janë ndier veçanërisht në shkallën e parë. “Shkodra në procçeset gjyqësore penale qëndron mjaft mirë, gjykohen brenda afateve, gjithmonë në shkallë të parë. Proceset civile kanë faktikisht një ngadalësim për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve të seksionit civil dhe të grumbullimit të çështjeve të cilat u bënë me kalimin e viteve bashkë për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve, shkarkimit të gjyqtarëve etj, dhe po ecën me ritme paksa më të ngadalta, por të paktën ardhja e gjyqtarëve në vitin e kaluar i ka vënë në lëvizje sadopak këto çështje”, deklaroi Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës...