Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Një gjykatës federal rrëzoi të hënën akuzat penale kundër dy ish-zyrtarëve të FBI-së, të cilët u akuzuan se kishin gënjyer rreth përfshirjes së tyre në hetimin ndaj Hunter Biden, djalit të ish-presidentit Joe Biden. Gjykatësi Zia Faruqui tha se prokurorët nuk arritën të tregonin shkak të besueshëm se dy ish-zyrtarët, Nikki Floris dhe Bradley Benavides, kishin bërë me vetëdije deklarata të rreme. Faruqui sugjeroi gjithashtu se prokurorët ngritën qëllimisht akuzat në një kohë delikate, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit. Gjykatësi kritikoi prokurorët federalë për nxitimin e ndjekjes penale dhe për bërjen e “gabimeve kritike”. Faruqui tha se disa nga deklaratat e ish-zyrtarëve nuk ishin në të vërtetë të rreme dhe të tjerat mund t’i atribuohen “gabimeve të ndershme të kujtesës”. Prokurorët...