Gjykata Supreme në Angli cakton datën për shqyrtimin e apelit për ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

Gjykata Supreme në Angli cakton datën për shqyrtimin e apelit për ekstradimin e 5 të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar zyrtarisht datën 17 mars 2027 për të shqyrtuar apelin e paraqitur nga shteti shqiptar dhe Sekretarja britanike e Shtetit për Punët e Brendshme, Shabana Mahmood, lidhur me ekstradimin e pesë të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në qendër të këtij shqyrtimi gjyqësor njëditor do të jenë shtetasit Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson dhe Steven Hunt, të cilët kërkohen nga Prokuroria e Lezhës si bashkëpunëtorë në planifikimin dhe ekzekutimin e biznesmenit në Shqipëri. Nikulaj u vra nga shtetasi Ruben Saraiva, i cili tashmë është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi i Supreme Court vjen pasi Gjykata e Lartë britanike (High Court) më parë kishte shfuqizuar urdhrat e...