Gjykata liron nga burgu 22 protestues në Tiranë, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

Gjykata liron nga burgu 22 protestues në Tiranë, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 17 personave të ndaluar gjatë protestës, duke urdhëruar lirimin e tyre dhe moscaktimin e masave të sigurisë. Për 5 të tjerë, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm dhe është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore. Në total Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, 22 protestues që ishin pjesë e tubimeve që u shoqëruan me tensione. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë lidhur me personat e arrestuar, të dyshuar për vepra penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik dhe, në disa raste, shkatërrimin e pronës. Sipas vendimeve të...