Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Berishën, mbetet në fuqi “Detyrim Paraqitja”
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Për këtë çështje, gjatë ditës së sotme nuk pritet të merret vendim, ndërsa shqyrtimi do të vijojë në një datë tjetër. Kërkesa e Berishës lidhet me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të datës 3 janar 2025, me të cilin masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”. Kreu i demokratëve kërkon që vendimet gjyqësore që lidhen me këtë masë të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën dhe të shfuqizohen. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e dokumenteve të paraqitura nga palët. Në dokumentin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se bëhet fjalë për kërkesën e Sali...
Burimi:
ntv.al