Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata Kushtetuese në përzgjedhje, ja kush synon karrigen e Holta Zaçajt (Emrat)
Me ardhjen e vjeshtës pritet të bëhet edhe zëvendësimi i pjesshëm i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në pritje për t’u zëvendësuar është kryetarja aktuale, Holta Zaçaj, e cila vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht se mandati i saj ka përfunduar që në mars, për shkak se zëvendësuesi ende nuk është përzgjedhur nga Gjykata e Lartë, institucioni përgjegjës për emërimin. Pas nisjes së procedurës për zëvendësimin e Zaçajt, janë pesë kandidatët kryesorë për një mandat të plotë 9-vjeçar në Gjykatën Kushtetuese: Asim Vokshi, Alban Toro, Alma Faskaj, Florjan Ballhysa dhe Naureda Llagami. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) po shqyrton edhe dokumentacionin...