Gjykata e Lartë nis “erën” e drejtimit Panda, përfundon mandati i kryetarit aktual Sokol Sadushi…

Gjykata e Lartë nis “erën” e drejtimit Panda, përfundon mandati i kryetarit aktual Sokol Sadushi…

Ilir Panda është kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. 14 gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar ‘pro’ kandidaturës së Pandës, i cili ishte i vetëm në garë.Panda do të marrë detyrën në 19 tetor dhe do të pasojë në atë pozicion Sokol Sadushin. Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mesin e muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sadushit përfundon në 17 tetor.Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat,...