Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Francesco Becchettin, biznesmeni ende në kërkim

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Francesco Becchettin, biznesmeni ende në kërkim

Francesco Becchetti TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e Apelit me 12 vite burg për Francesco Becchetti. Në vendimin e Apelit, dënimi me 17 vite burg ndaj biznesmenit u ul me 5 vite. Biznesmeni italian është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Becchetti vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Konflikti me Becchetti-n: Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej...