Gjurmët e udhëtimeve i tradhtuan, katër shqiptarë dënohen për vjedhje banesash në Londër (EMRAT)
Policia në Britaninë e Madhe ANGLI- Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi u përfshinë në një sërë vjedhjesh në banesa në Londër ku objektiv i grabitësve ishin kryesisht familjet e komunitetit të Azisë Jugore. Gjatë sulmeve, ata arritën të përvetësonin bizhuteri dhe sende luksi me vlerë mijëra paund ndërsa hetuesit zbuluan lëvizjet e tyre përmes pamjeve filmike provave forenzike dhe gjurmëve të lëna gjatë përdorimit të transportit publik. Sipas mediave britanike, mes personave të dënuar janë Çlirim Ferizi 26 vjeç dhe Oresti Saliaj 40 vjeç. I pari u dënua me dy vite burg ndërsa Saliaj me tre vite e gjashtë muaj. Hetimet i lidhën ata me disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Londrës ku mes sendeve të marra ishin...
Burimi:
zeri.ai