Gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit ndaj Letonisë, FIFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë

Gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit ndaj Letonisë, FIFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë

Shqipëria ka marrë një dënim nga FIFA për ndeshjen e zhvilluar ndaj Serbisë. FSHF është njoftuar për një gjobë dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit, ndërsa më poshtë keni njoftimin e plotë: “Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”. Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura...