GJKKO KUFIZON GAZETARËT/ NGA SOT PA TELEFONA NË SALLË, AKREDITIM PËR MEDIAN

GJKKO KUFIZON GAZETARËT/ NGA SOT PA TELEFONA NË SALLË, AKREDITIM PËR MEDIAN

Nga sot, 1 shtator 2026, hyn në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ndryshon ndjeshëm mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin dhe raportojnë proceset gjyqësore më të rëndësishme të vendit. Rregullorja, e miratuar më 17 korrik me vendimin nr. 49, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike në sallat e gjykimit. Kufizimi zbatohet në përgjithësi për personat e pranishëm në sallë, me përjashtime vetëm në raste të përcaktuara. Por për median ndryshimet shkojnë më tej. Gazetarët do të funksionojnë me një sistem akreditimi, ndërsa në raste të caktuara kërkesa për pjesëmarrje duhet të bëhet të paktën 24 orë përpara seancës. Rregullorja parashikon gjithashtu kufizime për filmimin, fotografimin dhe regjistrimin...