‘Gjithçka nën kontroll’, Rama nga Facebook-u shpall fitoren mbi zjarret, ndërsa Himara dhe Fieri u përvëluan gjithë natën

‘Gjithçka nën kontroll’, Rama nga Facebook-u shpall fitoren mbi zjarret, ndërsa Himara dhe Fieri u përvëluan gjithë natën

Ndërsa Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë të vështirë për shkak të zjarreve, Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se situata tashmë është “nën kontroll” dhe se nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Në postimin e tij, Rama shkruan se “Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë”, ndërsa më pas njofton se strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Por ajo që bie në sy në deklaratën e kryeministrit është gjuha e përdorur: në vend të një bilanci të qartë për atë që ka ndodhur gjatë natës, përmasat e dëmeve, sipërfaqet e prekura apo situatën konkrete në zonat e goditura, Rama...