Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

foto ilustruese Gjirokastra dhe Vlora renditen ndër rajonet me peshën më të ulët të popullsisë në moshë pune jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë, duke reflektuar një strukturë demografike gjithnjë e më të plakur në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2025, vetëm 54.1% e popullsisë së Gjirokastrës dhe 54.2% e asaj të Vlorës i përket grup-moshës 20–64 vjeç. Në krahasim me rajonet e Bashkimit Europian, vetëm rreth 12% e rajoneve NUTS 3 kanë një peshë më të ulët të popullsisë në këtë grup-moshë. Në skajin tjetër qëndron Tirana, ku 60.5% e popullsisë është 20–64 vjeç, niveli më i lartë mes qarqeve shqiptare dhe një nga më të lartët edhe në krahasim me rajonet europiane....