Gjirokastër, izolohet zjarri në Skërficë

Gjirokastër, izolohet zjarri në Skërficë

Zjarri që përfshiu zonën e Skërficës është izoluar plotësisht falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë. Aktualisht, efektivët zjarrfikës dhe trupat e ushtrisë vijojnë punën në terren për të ndërhyrë në thellësi të zonës së djegur, ku ende ndodhen trungje të mëdhenj dhe shtresa toke të nxehta që mund të shkaktojnë riaktivizim të flakëve. Përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të rikthimit të zjarrit.