Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër, gjendet i pajetë një person
👁11198
POLICIA E SHTETIT Gjirokastër/Sot, rreth orës 09:45, në fshatin Arshi Lengo, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi V. K., rreth 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.