Gjirokastër, ekspozitë me 101 piktura dhe skulptura të 46 artistëve

Gjirokastër, ekspozitë me 101 piktura dhe skulptura të 46 artistëve

Në lagjen “Pazari i Vjetër”, një prej zonave më karakteristike dhe më të hershme të Gjirokastrës, u ekspozuan 101 piktura dhe skulptura, që mbajnë autorësinë e 46 artistëve shqiptarë. Vepra janë koleksionuar nga specialisti i kulturës Stefan Arseni, ndërsa disa prej tyre janë dhuratë. Ekspozita u vizitua nga artistë, bashkëpunëtorë të tij, por edhe turistë të huaj që ndodhen në qytet gjatë kësaj periudhe. Për ta, ekspozita është një tjetër pikë interesi gjatë vizitës në Gjirokastër, duke pasuruar përvojën kulturore përkrah monumenteve dhe atraksioneve të qytetit. “Vepra janë të teknikave të ndryshme, piktura dhe skulptura. Pasionin tim jam munduar që ta ushqej, duke grumbulluar punë nga të gjitha anët. Nuk janë vetëm nga autorë gjirokastritë, por ka autorë nga i gjithë vendi, si dhe nga...