Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

Ndërsa gjimnazistët dhe studentët vijojnë protestat kundër qeverisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka vijuar me propagandën, duke deklaruar se procesi mësimor në shkolla vijon normalisht. Përmes një mesazhi nga zyrat e Ministrisë së Arsimit, Kumbaro u ka bërë thirrje prindërve të komunikojnë me fëmijët e tyre, duke theksuar se shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë. “Të dashur prindër, kini besim te mësuesit. Por sidomos flisni me fëmijët tuaj. Çdo orë që ua merr dhuna, çdo minutë që shohin vandalizmat që i janë bërë qytetit tonë në rrjetet sociale, janë orë të humbura nga jeta e tyre. Koha e tyre është për edukim. Shkollat janë të hapura dhe në funksion të plotë.”