“Gjermanisë i mungojnë liderët në dhomën e zhveshjes, faji jo vetëm i trajnerëve”
5 Tetor 2026 14:03 Alfred Lleshi Kombëtarja gjermane ka ndryshuar disa trajnerë vitet e fundit, por Michael Ballack mendon se problemet e skuadrës nuk mund t’u atribuohen vetëm teknikëve. Sipas tij, edhe futbollistët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. “Kam përshtypjen se kemi shumë pak liderë që janë të aftë t’ia thonë gjërat në sy njëri-tjetrit në momentet e diskutimeve në dhomën e zhveshjes. Flas për autokritikën dhe korrigjimin e vetvetes. Ky proces duhet të nisë nga brenda skuadrës, – deklaroi Ballack si analist i “Sky Deutschland”. – Flasim gjithmonë shumë për trajnerin. Natyrisht, ai mund të ketë një ndikim të madh, sidomos negativ. Sidoqoftë ai hapi i fundit cilësor, në aspektin pozitiv, duhet të vijë nga vetë skuadra. Duhet të dish të marrësh vendime...
Burimi:
telesport.al