Gjermania kërkon raketa me rreze të gjatë, kompania amerikane planifikon prodhim masiv pranë Leipzigut
Kompania amerikane e mbrojtjes Covenant planifikon të nisë prodhimin e raketave me rreze të mesme veprimi pranë Leipzigut nga viti 2027, sipas burimeve të cituara nga Reuters. Kapaciteti i prodhimit mund të arrijë deri në 1,000 raketa në vit. Raketat pritet të kenë një rreze veprimi prej më shumë se 1,500 kilometrash, ndërsa detajet e tjera teknike ende nuk janë bërë të ditura. Sipas burimeve, një raketë mund të kushtojë disa qindra mijëra dollarë, dukshëm më pak se raketat Tomahawk, të cilat kushtojnë rreth 2 milionë dollarë, në varësi të versionit. Covenant po zhvillon gjithashtu një raketë lundruese të quajtur “Anthem”, por ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për sistemin që do të prodhohet pranë Leipzigut. Planet vijnë në një kohë kur Gjermania po...
Burimi:
vizionplus.tv