
Gjendet një pako me lëndë plasëse në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër, dyshohet e hedhur nga të rinjtë e arrestuar
👁4590
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve Mikelian Toma dhe David Simoni, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë...
Burimi:
Shkodraweb.com