No Image Available

Gjendet në pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në territorin e komunës Longiano, në provincën Forlì-Cesena të Italisë. Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e ekzekutimit me armë zjarri. Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se mund të jetë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallakui cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh, por mbetet ende për tu monfirmuar zyrtarisht. Trupi u zbulua paraditen e së mërkurës, më 28 tetor, rreth orës 10:00, në një pus pranë një banese fshati, përgjatë rrugës provinciale 85, që lidh Savignano sul Rubicone me zonën e Felloniche. Sipas raportimit të medias italiane Teleromagna, pranë pusit janë gjetur edhe...