Gjendet në një pus, trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut, shqiptari u zhduk më 7 tetor në Itali

Gjendet në një pus, trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut, shqiptari u zhduk më 7 tetor në Itali

Trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur prej 7 tetorit, është gjetur në një pus në zonën rurale të Longianos, në Itali. Pranë vendit ku u zbulua trupi, karabinierët kanë gjetur disa gëzhoja, çka ka orientuar hetimet drejt dyshimit për vrasje. Maxhallaku, baba i një vajze vetëm një vjeçe, ishte shpallur i zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e 7 tetorit për t’u takuar me një person të njohur në zonën pranë Savignano sul Rubicone. Që nga ai moment, familjarët dhe miqtë nuk kishin pasur më asnjë kontakt me të. Shqetësimet për fatin e 31-vjeçarit u shtuan që ditën pas zhdukjes, kur makina e tij, një Fiat Punto e zezë, u gjet e djegur plotësisht pranë lumit Rubicone. Sipas rindërtimit...