Gjendet i mbytur në një kanal 65-vjeçari në Divjakë

Gjendet i mbytur në një kanal 65-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në fshatin Goricaj të Divjakës. Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës. Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme. “Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv