Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra. Sportistja shqiptare arriti të bëjë për vete tre medalje të arta dhe vendosi gjashtë rekorde europiane gjatë konkurrimit të saj. Në eventin që po zhvillohet në Madrid, Carja ngriti lart 91 kg që në provën e parë, në të dytin e shtoi peshën dhe me dy kg të tjerë, duke e çuar në 93 kg. Të dyja provat e para Carja i kaloi me sukses, ndërsa në tentativën e tretë, në garë me veten dhe me...