Gjashtë mitet e lashta nordike që edhe sot jehojnë

Gjashtë mitet e lashta nordike që edhe sot jehojnë

Nga: Lizzie Enfield / BBCPërktheu: Agron Shala / Telegrafi.com Shkrimtari amerikan Mark Twain, në mënyrë të famshme ka shkruar: “Nuk ka asgjë të tillë si ideja e re. Ne thjesht marrim shumë ide të vjetra dhe i vendosim ato në një lloj të kaleidoskopit mendor. Ua japim atyre një kthesë dhe ato bëjnë kombinime të reja dhe kureshtare”. Kjo është veçanërisht e vërtetë për tregimet. Jam shkrimtare dhe ligjëroj shkrimin kreativ. Në këtë disiplinë ka ndikim premisa për shtatë narrativat bazike (siç përshkruhet në një libër me të njëjtin emër nga Christopher Booker). Historitë që tregojmë, në çdo kohë të caktuar pasqyrojnë se kush jemi – si individë dhe si shoqëri. Duke i lexuar tregimet nga shekujt e kaluar nuk ka dyshim se ti, derisa...