Gjashtë efektivë të plagosur në Durrës, Ministrja e Shëndetësisë i viziton në spital

Gjashtë efektivë të plagosur në Durrës, Ministrja e Shëndetësisë i viziton në spital

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka shkuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka vizituar nëndrejtorin e Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Fatmirësisht, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ministrja Spahiu ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e saj të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjësi shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar. Gjithashtu Spahiu u bën thirrje prindërve, pedagogëve dhe mësuesve që të kujdesen së bashku për fëmijët dhe të rinjtë. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e...