“Giuntoli nuk bëri sa duhet për të më mbajtur te Juve, e pakuptueshme çfarë ndodhi me Motta”

“Giuntoli nuk bëri sa duhet për të më mbajtur te Juve, e pakuptueshme çfarë ndodhi me Motta”

Intervistë e gjatë në faqet e sotme të “Gazzetta dello Sport” e Adrien Rabiot. Mesfushori francez, sot tek Olympique Marseille, ka rrëfyer aventurën e tij të gjatë në Itali me fanellën e Juventusit. Ai ka komentuar gjithashtu edhe fillimin e ri të bardhezinjve: “Kanë qenë vite thelbësore, sepse nëse sot jam në gjendje të përballoj këto përgjegjësi, ia detyroj faktit që u rrita në një klub si Juve, ku në fund isha një nga kapitenët”. Përsa i përket largimit nga Juventusi, francezi shtoi: “Ekzistonte një interes për të vazhduar bashkë. Edhe Thiago Motta më kishte telefonuar, por Giuntoli nuk bëri të nevojshmen për të më bindur. Dhe nuk pata ndjesinë që donte të ndërtonte diçka të rëndësishme. Duke parë sezonin e tyre kaotik, ndoshta kam...