Gittens drejt Premier League, po vjen oferta e dytë nga klubi i madh anglez

Gittens drejt Premier League, po vjen oferta e dytë nga klubi i madh anglez

8 Qershor 2025 11:09 Telesport Chelsea ka gati një ofertë të dytë për sulmuesin anësor të Borussia Dortmund, Jamie Gittens. Klubi anglez herën e parë ofroi 35 mln euro, shumë pak për verdhezinjtë. 20-vjeçari është një nga emrat më premtues të futbollit europian dhe Chelsea ngurron për ta blerë. Chelsea pritet të përfshijë bonuse në ofertën e dytë, për t’u afruar me shifrën që kërkon Borussia Dortmund. Jamie Gittens e sheh veten në Stamford Bridge, por po pret vendimin e gjermanëve.
Burimi: Telesport.al