Vrasja e Hajdinit në Memaliaj për një gardh, arrestohen at e bir si bashkëpunëtorë, arratiset autori

Vrasja e Hajdinit në Memaliaj për një gardh, arrestohen at e bir si bashkëpunëtorë, arratiset autori

Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e Faik Hajdinit, shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij, Berti Kanushi.
Policia e Gjirokastrës arriti të zbulojë dhe vërtetojë me prova materiale, krimin që ndodhi 48 orë më parë në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt.
Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini për një gardh në territorin që kufizon banesat e tyre. Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë.
Pas vrasjes, Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder dhe Bledar Hajdinit, at e bir, për ta hedhur trupin në humnerë dhe për ta fshehur vrasjen. Kjo i ka shndërruar ata në bashkëpunëtor në krim.
Policia e Gjirokastrës, përmes metodave speciale, ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësine e krimit.
Pasi policia ka rënë në gjurmet e autorëve, Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.
Burimi