Protesta e opozitës, blindohet godina e Kryeministrisë (FOTO)
👁675
Përqëndrimi i lartë të forcave të rendit në atë që konsiderohet si perimetri i sigurisë, rreth godinës qeveritare. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe në këtë që pritet të nisë në orën 20:00, përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja, një masë kjo që zakonisht përdoret në rastet e precipitimit të situatave gjatë tubimeve apo protestave.
Mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
gijotina.com/
Burimi