Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Genti Mahmuti merr drejtimin e Kombëtares shqiptare U-15
Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Genti Mahmuti, i cili do të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare U-15. Mahmuti rikthehet në strukturat kuqezi pas eksperiencës së mëparshme si zëvendëstrajner i ekipeve kombëtare U-19 dhe U-21 gjatë viteve 2012–2016. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e stafit të Partizanit, Dinamos dhe shkollës sportive “Loro Boriçi”. Tekniku kuqezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të drejtojë skuadrën U-15 në ndeshjet miqësore dhe ato zyrtare. Gjithashtu, Mahmuti do të jetë një nga trajnerët përgjegjës në akademinë e FSHF-së, “Elite Youth Academy”. Më konkretisht ai do të jetë trajneri i grupmoshës së...