Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

GJON GAZULLI (1400-1465): Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë (Dubrovnik-Kroaci), Venecia & Padova. Iluminist, historian, dijetar, filozof, shkencëtar, pedagog, diplomat, këshilltar dhe ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në shumë shtete Europiane. Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria!”. PAL GAZULLI (Vëllai i Gjon Gazullit): Ishte Rektor i Universitetit të Raguzës në vitet 1442-1444 dhe ndërsa në vitet 1452-1459, shërbeu me devotshmëri si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës pasi kishte merita të veçanta në krijimin e sistemit...