Gazment Bardhi dhe morali politik me afat skadence/ Sot sulmon Begajn, dje betohej ‘Kurrë me Berishën’

Gazment Bardhi dhe morali politik me afat skadence/ Sot sulmon Begajn, dje betohej ‘Kurrë me Berishën’

Gazment Bardhi e ka cilësuar një “teatër politik” ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime me partitë parlamentare mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Kreu i grupit parlamentar të PD-së e akuzon kreun e shtetit se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe se po sillet si një mbështetës i Edi Ramës, në vend që të jetë zëri i Kushtetutës, demokracisë dhe qytetarëve. “Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri këtë teatër politik. Ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush...